Trafiku i pistoletave nga porti, polici injoroi alarmin e dhënë nga skaneri
Euronews Albania sjell detajet e dosjes dhe fotot e trafikimit të 2 pistoletave nga porti i Durrësit, që u zbuluan nga policia e Barit. Efektivi i arrestuar i kufirit, injoroi alarmin e skanerit.
Këto janë 2 pistoletat e trafikuara nga porti i Durrësit drejt Italisë të cilat u zbuluan nga policia e Barit.
Rasti është shënuar më 18 shkurt të këtij viti por hetimet për më shumë se 1 muaj të agjencisë së mbikëqyrjes policore, zbuluan përfshirjen e një efektivi të drejtorisë së kufirit dhe migracionit.
Besard Xhaferri u arrestua të premten për shpërdorim detyre pasi për të gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg.
Sipas dosjes hetimore dyshohet se efektivi 37 vjeçar ka shmangur qëllimisht procedurat standarde për kontrollin e mjetit me targë AB 042 BH, para imbarkimit në traget.
Ky mjet tip bizark, që përdoret për transport të automjeteve që blihen apo shiten, ishte sinjalizuar nga skaneri në 5 vende, por efektivi i arrestuar nuk e kaloi për kontrolle të detajuara fizike.
Për trafikimin e dy pistoletave, policia italiane e autoritetit portual në Bari ka arrestuar drejtuesin e mjetit ku ishin fshehur armët, 45-vjeçarin Ervis Ujka.
Gjatë muajve janar-mars agjencia e mbikëqyrjes policore ka trefishuar hetimet proaktive për efektivë të dyshuar të implikuar në aktivitete kriminale, në nivele dhe struktura të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet