Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 45 mijë $, SPAK çon për gjykim grupin kriminal

22 Tetor 2025 | 10:00

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim një grup kriminal prej 5 personash që kryente trafik të paligjshëm emigrantësh drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesave të majme.

Luc Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe plotësuar akuza për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për qëllime përfitimi kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,  kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm”, e kryer dy herë,  dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”.

Gëzim Camaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Emanuel Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufijve”.

Tonin Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim i detyrës”.

Bashkim Çokaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës.

“Nga të dhënat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e një grupi  kriminal,  të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.

Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar në:

Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë jashtë apo me familjarë të tyre, ku sqarohet itinerari i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen, të cilat variojnë nga 40.000-45.000 dollarë për person. Kërkuesit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat që jetojnë në SHBA.

Sigurimin e dokumenteve të identifikimit të falsifikuara, kryesisht franceze, të cilat iu jepen personave që udhëtojnë, pasi ata arrijnë në Spanjë dhe mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre në rrugë ajrore deri në Meksikë;

Pritjen dhe akomodimin e tyre në Meksikë dhe transportimin e tyre në rrugë tokësore deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti dhe ka dhënë ndihmën e tij për rezervimin e biletave, dërgimin në adresat përkatëse si edhe për transferimin e parave.

Nga provat e mbledhura janë dokumentuar gjithashtu raste ku të pandehurit, Luc Melaj e Gëzim Camaj kanë transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve në Malin e Zi. Gjithashtu përmes ndihmës të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, punonjës policie, të punësuar pranë pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është bërë mosregjistrimi në sisteme përkatëse për shtetasit që kanë pasur probleme të qëndrimit në  vendet e BE-së, si dhe për shtetas të tjerë që janë azilkërkues në; Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, me motivacione të  ndryshme”, bën me dije SPAK.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026