Trafikuan në Shqipëri makinat e vjedhura nga Gjermania dhe Zvicra, procedohen dy persona në Tiranë
Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme ka proceduar penalisht dy persona, pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, dy automjete të vjedhura në Gjermani dhe Zvicër.
Sipas raportimeve nga policia, janë proceduar H. P., 29 vjeç, dhe K. B., 50 vjeç, të cilët dyshohet se kanë trafikuar me qëllim shitjen një mjet tip ‘Audi SQ8’ dhe një ‘BMW’, me vlerë totale 120,000 euro.
“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen;
-u sekuestrua 1 automjet tip “BMW”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen. Operacioni “Stolen Line” vijon”, thuhet nw njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng