Trageti i Vlorës mbërrin me dy orë vonesë për shkak të motit të keq

26 Tetor 2025 | 10:00

Trageti që udhëton në linjën drejt Vlorës ka mbërritur me rreth dy orë vonesë për shkak të përkeqësimit të kushteve meteorologjike dhe forcës së madhe të detit, si në det të hapur ashtu edhe në gjirin e Vlorës.

Lëvizja e  tragetit është bërë me vështirësi, duke ndikuar në respektimin e orarit të mbërritjes. Trageti është futur në kalatë rreth orës 09:40, me dhjetëra pasagjerë dhe automjete në bord.

Ndërkohë, për shkak të kushteve të rënda të motit, kapitenaria e portit ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, duke mos dhënë leje për lundrim deri në përmirësimin e situatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026