Tragjedia e Gërdecit, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Gazetari Eni Ferhati bën me dije se seanca e radhës do të zhvillohet me 7 qershor. Data është caktuar nga GJKKO për shkak se të dy avokatët mbrojtës të Mediut nuk ishin të pranishëm në seancë.
Këto të fundit i kishin paraqitur një kërkesë sekretarisë të Prokurorisë së Posaçme se nuk do jenë të pranishëm në seancë.
SPAK e akuzon Mediun për shpërdorim detyre dhe për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.
Mediu i ka mohuar akuzat në gjykatë dhe ka deklaruar se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.
Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mediun, që do të thotë se nëse ai do të shpallet fajtor, automatikisht do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.
Sakaq, Prokuroria e Posaçme po zhvillon një hetim paralel lidhur me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave për tragjedinë e Gërdecit.
Hetimi ka nisur bazuar vetëm në veprat penale, pa emra konkretë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë