Trajneri Franko Foda publikon listën e lojtarëve të thirrur te Kosova
23 lojtarë janë thirrur nga përfaqësuesja e Kosovës në futboll në kuadër të miqësoreve të muajit qershor. Trajneri Foda ka preferuar një numër jo të madh të lojtarëve që do të stërvisë në këtë periudhë, duke marrë thuajse të njëjtin shembull si Silvinho, për të pasur pjesë të grupit 23 futbollistë. Mustafë Abdullahu, portieri i Tiranës është thirrur për herë të parë nga kombëtarja A e futbollit, së bashku me dyshen Muric e Bekaj, teksa edhe ky i fundit ka luajtur me bardheblutë më herët.
Në repartin difensiv janë thirrur 7 lojtarë me në krye kapitenin Rrahmani, më tej Vojvoda, Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Dellova e Paqerada. Në repartin ofensiv mungojnë emra si Rashica, Celina, Zeneli, ndërsa nuk dihet arsyeja e mosthirrjes së tyre. Kujtojmë që Rashica nuk luajti as në ndeshjen e fundit në kampionatin turk me Besiktas.
Në mesfushë e sulm ka emra si Valon Berisha, Idrizi, Emërllahu, Smakaj, Zhegrova, Bernard Berisha, Zeqiri, Hazrollaj, Krasniqi, Muriqi, Albion Rrahmani, Hyseni e Elbasan Rashani. Kosova do të luajë ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë më 5 qershor në orën 19 në Oslo, ndërsa kanë dalë në shitje edhe biletat.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë