Trajneri i Kombëtares shqiptare të Boksit: Sportistët u goditën me çakmakë gjatë paradës në Serbi
Zef Gjoni, trajneri i Kombëtares shqiptare të Boksit tregoi për Euronews Albania se gjatë paradës së djeshme në Beograd, sportistët shqiptarë janë goditur me çakmakë nga tifozët serbë dhe nuk kanë munguar edhe brohoritjet.
Z. Gjoni theksoi se në hotelin ku po qëndrojnë sportistet shqiptarë ka edhe prezencë të policisë, për të parandaluar ndonjë incident.
Ai shtoi se presidenti i boksit në Shqipëri ua thënë që të vijojnë të qëndrojnë në Beograd.
“Unë i kam thënë edhe kryeministrit shqiptar, mik të Vuçiç-it, i kam thënë kjo është gjendja. Nëse Kosova do të penalizohet, do ikim edhe ne, prandaj duhet të ndërhyjë”, shtoi ai.
Ndërkohë, delegacionit përfaqësueses së Kosovës në boks, i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë. Ata ishin nisur drejt Beogradit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.
Delegacioni i Kosovës u ndalua për shkak të fanellave me simbole shtetërore si dhe dokumenteve të Kosovës.
Federata Ndërkombëtare e Boksit deklaroi se Kosova duhet të trajtohet njësoj si të gjitha shtetet tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë