Trajnimi me policinë kufitare shqiptare, Ambasada Amerikane: Rrisim ekspertizën për sigurinë kombëtare
Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje nga një trajnim i zhvilluar së fundmi mes policisë kufitare shqiptare me njësinë amerikane hetimore jashte vendi.
Ambasada thekson se trajnimi i specializuar u përqëndrua në teknikat praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe forcimin e aftësive të vlerësimit të riskut.
Më tej në njoftim, ambasada shton se duke përforcuar bashkëpunimin dhe ekspertizën do të arrijnë të mbrojnë kufijtë dhe sigurinë kombëtare.
“Njësia jonë Hetimore Jashtë Vendit përfundoi së fundmi një trajnim të specializuar me Policinë Kufitare Shqiptare, duke u përqendruar në teknikat praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe forcimin e aftësive të vlerësimit të riskut.
Duke rritur ekspertizën dhe bashkëpunimin tonë, ne vazhdojmë të përforcojmë përpjekjet tona të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare dhe mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur kufijtë tanë dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta