Transparenca në fokus, si do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë
Në zgjedhjet e së dielës në Kosovë ku qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për kryetarë komunash dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale, KQZ ka marrë masa për të garantuar një proces, rezultati i të cilit do të shpallet në kohë reale.
Gara mes kandidatëve dhe partive ka nisur në orën 07:00 me hapjen e qendrave të votimit, ku qytetarët do po hedhin votën e tyre dhe kanë mundësi ta bëjnë këtë deri në orën 19:00.
Me përfundimin e procesit të votimit, nga ora 19:00 fillojnë përgatitjet për numërimin e votave.
Në vendvotime do të numërohen votat për kryetarë komunash dhe ato të subjekteve politike në fletën e votimit për Kuvend Komunal.
Votat që numërohen në vendin ku qytetarët kanë votuar, pritet që të paraqiten në platformën online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo e fundit deklaron se gjatë ditës kur do të zhvillohet procesi i votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të subjekteve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit.
Prandaj, KQZ është përgatitur që më 12 tetor të publikohen rezultatet paraprake pa vonesa, që në çastin kur mblidhen të dhënat nga vendvotimet.
Pas përfundimit të numërimit të votave, kutitë e votimit kalojnë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në këto qendra do të verifikohen votat të cilat janë numëruar në vendvotime, si dhe do të numërohen votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.
Sipas rregullores së KQZ-së, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike, nga formularët që janë plotësuar në vendvotime.
Gjatë procesit përgatitor, KQZ ka emëruar më shumë se 520 ekipe të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, me mbi 2 mijë anëtarë.
KQZ garanton se numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale dhe verifikimi i votave të numëruara do të zhvillohet me transparencë dhe me pjesëmarrje të vëzhguesve.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi thotë se kryhen procedurat e tjera të numërimit.
Për problemet që ka pasur KQZ me softuerin përmes së cilit publikoheshin rezultatet e zgjedhjeve të fundit qendrore, janë marrë masa për t’i evituar ato.
Në garë për nivelin lokal janë 93 subjekte politike: 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur, të gjitha të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 5,626, prej të cilëve: 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5,420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Në fletën e votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 105; Partia Demokratike e Kosovës 191; Lidhja Demokratike e Kosovës 113; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 174; NISMA Socialdemokrate 186; Lista Serbe 170; Alternativa 103; Partia Guxo 118 dhe Partia Socialdemokrate 149.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh