Transportoi emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 28-vjeçari
Policia e Shtetit ka goditur veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin ilegal të kufirit, kundrejt fitimit monetar. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një shtetas 28-vjeçar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra drejt kufirit me Malin e Zi.
Shtetasi i arrestuar, A. M., banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vjedhje, ishte kapur nga forcat e policisë në afërsi të rrethrrotullimit “5 Heronjtë e Vigut”, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, pa leje drejtimi, dhe duke transportuar emigrantët me qëllim kalimin ilegal të kufirit. Sipas hetimeve, 28-vjeçari kishte premtuar transportimin e emigrantëve, kundrejt pagesës 1500 euro për person.
Në vijim të operacionit, janë proceduar në gjendje të lirë emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Policia ka falënderuar bashkëpunimin e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, që kontribuuan në finalizimin e operacionit.
Policia vazhdon përpjekjet për të goditur çdo formë të veprimtarive kriminale që dëmtojnë sigurinë dhe rendin publik, duke garantuar një kufi të sigurt dhe të mbrojtur.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona