Transportonin emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 17-vjeçari, në kërkim 1 tjetër
Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar dy operacione policore , të koduara “Road Guard 69” dhe “Road Guard 70”, në Gjirokastër, kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë njërit nga operacionet u vu në pranga një 17-vjeçar me inicialet I.B. nga Durrësi, i cili transportonte me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 8 shtetas nga vendet e treta, ndërsa gjatë operacionit tjetër u shpall në kërkim një 25-vjeçar që transportonte 8 shtetas të tjerë nga vendet e treta dhe braktisi automjetin sapo vuri re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë.
Policia ka sekuestruar 2 automjetet me të cilat këta shtetas transportonin kundrejt pagesave, emigrantët që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me DRKM Gjirokastër, kanë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit, operacionet policore të koduara “Road Guard 69” dhe “Road Guard 70”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
-Gjatë operacionit “Road Guard 69”, në aksin nacional “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin me të cilin po transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 25 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë operacionit policor të koduar “Road Guard 70” u arrestua në flagrancë I. B., 17 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Materialet për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë