Trashëgimia historike tërheq mijëra turistë

2 Maj 2026 | 21:40

Elbasani po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve, duke u kthyer në një nga destinacionet e rëndësishme në vend.

Gjatë muajit të fundit, mbi 3500 turistë kanë vizituar qytetin, kryesisht në udhëtime njëditore. Pikat më të frekuentuara mbeten Kalaja e Elbasanit dhe Muzeu Etnografik, të cilat ofrojnë një pasqyrë të historisë dhe bashkëjetesës ndër shekuj.

Vizitorët e huaj vlerësojnë bukurinë dhe transformimin e qytetit, ndërsa shprehen të impresionuar nga trashëgimia kulturore.

Interesi i tyre shtrihet edhe në historinë osmane të qytetit, ndërsa shumë prej tyre e konsiderojnë Shqipërinë një destinacion tërheqës për turizmin kulturor.

Mikpritja dhe natyra mbeten ndër elementët më të vlerësuar nga turistët që vizitojnë Elbasanin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026