Tre herë u përballë me kancerin, dëshmia e motrës Maria: Besova në Zot
E ka parë sëmundjen në sy tri herë, por asnjëherë nuk ka humbur besimin.
Motra Maria Grazia Andretto, misionare prej 15 vitesh në Elbasan, është dëshmi e gjallë se forca e shpirtit dhe besimi në Zot mund të jenë më të fortë se çdo diagnozë.
Në moshën 40 vjeç u përball për herë të parë me kancerin, por historia e saj nuk ndaloi aty.
“Isha në Itali kur më diagnostifikuan me tumor në gji. Pas disa vitesh, u përballa sërish me anën tjetër të gjirit, dhe më pas, në moshën 60-vjeçare, me një tjetër tumor në zorrën e trashë. Kam bërë ndërhyrje kirurgjikale, kimioterapi dhe kam vazhduar trajtimet për shtatë vjet.”- shprehet motra Mari.
Edhe pse rruga ka qenë e gjatë dhe e dhimbshme, motra Maria Grazia thotë se forca i ka ardhur nga Zoti.
“E kam përballuar me ndihmën e njerëzve të mirë që Zoti ka vendosur në jetën time – mjekë, motra të tjera, njerëz të ndryshëm që më kanë dashur dhe më kanë duruar pranë. Dhe, më së shumti, me bindjen se jeta ime është në duart e Zotit, dhe çfarëdo që të ndodhë, Ai më di më mirë se çfarë më nevojitet për shpëtimin tim.”-shprehet motra Mari.
Maria kujton se momenti i parë i diagnozës ka qenë më i vështiri.
“Kur dëgjova për herë të parë fjalën kancer, më dukej sikur më iku toka nga këmbët. Forca ime ishte lutja, jo vetëm e imja, por e shumë njerëzve që luteshin për mua, ndoshta edhe pa më njohur.”-shprehet motra Mari.
Cili është mesazhi jot për të gjithë ata që kanë zbuluar ne keto memente që janë me kete tumor?
“Dua t’iu them se sëmundja nuk e përcakton fundin e historisë tuaj. Ajo mund të jetë një sfidë e madhe, por gjithashtu mund të bëhet një mundësi për të gjetur forca të reja dhe për të kuptuar vlerën e jetës.
Në Tetorin Rozë, historia e motrës nga Elbasani kujton se lufta ndaj kancerit nuk fitohet vetëm me kura, por me besim, dashuri dhe shpresë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit