Tre të vrarë nga një sulm i armatosur në Suedi

29 Prill 2025 | 20:19

Tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin suedez të Uppsalas të martën. Lajmin e ka konfirmuar policia lokale, duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për këto të shtëna.

Policia është në kërkim të një personi të dyshuar si autor i vrasjeve, raportoi agjencia e lajmeve TT.

Më herët, policia suedeze kishte deklaruar se kishte marrë telefonata nga qytetarë që kishin dëgjuar të shtëna armësh në qendër të qytetit, dhe thanë se shërbimet e emergjencës ishin nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

“Tre persona janë konfirmuar të vdekur pas të shtënave… Policia po e heton ngjarjen si vrasje”, thanë hetuesit në një deklaratë.

Dëshmitarë thanë për transmetuesin suedez SVT se kishin dëgjuar pesë të shtëna dhe kishin parë njerëz në zonë që po vraponin për të gjetur strehë.

Dhjetë persona u vranë në shkurt në qytetin suedez të Orebros në masakrën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në vend, në të cilën një 35-vjeçar i papunë hapi zjarr ndaj studentëve dhe mësuesve në një qendër arsimore për të rritur.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron

Temperaturat 40°C parashikohet të godasin vendet tipike më të ftohta të BE-së në ditët në vijim, pasi ekspertët paralajmërojnë se spitalet dhe shkollat mund të...
08:07 | 26/06/2026

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026