Treg pa kushtet elementare në Vlorë, ankohen tregtarët e blerësit

24 Nëntor 2024 | 16:21

Tregu i Mifolit në afërsi të Novoselës në Vlorë funksionon vetëm njëherë në javë. Të shumtë janë tregëtarët që vijnë nga Berati, Fieri dhe Vlora për të shitur produket ushqimore, por edhe oirendi shtëpiake dhe veshje. Kushtet në të cilat tregëtohen, kryesisht fruta perimet dhe nënproduktet e qumshtit, nuk plotësojnë as kushtet minimale të higjenës.

Ata qytetarë që blejnë në këtë treg, tregojnë se kushtet janë si në mesjetë. Investime në këtë zonë nuk janë bërë prej vitesh, ndërsa pamjet flasin qartë për kushtet e mjerueshme.

“Çmimet janë rritur jashtë mase; unë nuk jetoj këtu për vete, jam i larguar, por çmimet janë keq. Tregu, si gjendje, mirë, se e kanë rregulluar pak, se ka qenë më keq; kanë punuar pak”,-flet qytetari.

“Si kushte mallë e kanë bërë këta, se ishte shumë keq; se dilte edhe lumi, e bëhej llumë. Këto janë kushtet; se këtu ka të ardhura, duhet ta bëjnë me kushte më të mira; ta bëjnë me raftet e mbuluara, po jo kështu. Çmimet…po më pyesni mua, si pensionist që marr 150 mijë lekë në muaj të vjetra, janë skandal; nuk ja dalim dot. Ne gjithmonë mburremi me fëmijët që kemi jashtë; na ndihmojnë ata”,-tha qytetari.

“Unë vij nga Greqia; çmimet janë njësoj si atje; ne marrim andej me shumë lekë, si këta që marrin me pak; çmimet janë njësoj si atje, si këtu. Nuk i përballojmë dot; me leket që marrim andej po i përballojmë, po me leket që marrin këta, 150-200, nuk i përballojnë”,-tha e moshuara.

Investimet e pakta në 20 vite për tregun e vjetër tek ura e Mifolit janë mbushja e bazamentit si masë parandaluese për daljen e lumit Vjosa nga shtrati dhe asfaltimi i hyrjes së tregut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026