“Treg primitiv”, Goxhaj: Biznesin e armëve e kontrollojnë grupe të strukturuara
I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, ekspert i çështjeve të sigurisë, Dritan Goxhaj, foli për tregun e zi të armëve dhe kush e kontrollon biznesin e tyre.
Sipas tij, Shqipëria nuk është në nivelin e shitjeve të armëve të sofistikuara dhe se ky treg ka ekzistuar gjithmonë, por nuk është i organizuar si në disa vende të tjera të Ballkanit.
“Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ka më pak tregti armësh. Në indeksin global të krimit të bazuar nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria në Ballkan renditet e fundit, në krye është Serbia, pasuar nga Mali i Zi, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë blejnë, kjo tregti është në nivelin e një tregtie primitive dhe nuk i përket grupeve të organizuara. Ka individë që përfitojnë, si çdo kush që hap një biznes. Pjesa më e madhe e armëve pa leje nuk kontrollohet nga struktura kriminale të organizuara, siç ndodh në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje dhe Serbi. Në ato vende nuk mund të blesh një armë pa miratimin e një grupi kriminal që kontrollon tregun”, tha Goxhaj.
Ai shtoi se në rajon trafikun e armëve e kontrollojnë grupe të strukturuara, të njohura si klane.
“Në Mal të Zi kemi dy klane kryesore që luftojnë prej 25 vitesh për territor dhe kontrollin e tregut të armëve. Njëri është malazez-serb, tjetri malazez-shqiptar, dhe këto klane kontrollojnë të gjithë biznesin e armëve”, shtoi Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur