Tregjet e shumicës bosh, askush nuk shkon për të blerë rroba dhe elektroshtëpiake

21 Prill 2020 | 15:36

Bizneset që rinisën punën një ditë më parë ankohen se ndonëse hapen dyert e aktivitetit të tyre, ata nuk kanë blerës. Ndërsa në njësitë ushqimore sheh qytetarë të shumtë, kjo nuk ndodh në tregjet e shumicës, dyqanet e elektoshtëpiakeve dhe ato të veshjeve. 

“Zero ka qenë. Nuk ka pasur farë njerëz. E bëmë kërkesën për të përfituar atë pagesën prej 250 mijë lekësh, por na është mohuar. Thonë që lejohet aktiviteti jot, ne ndenjmë një muaj pushim, nuk na e dhanë”, shprehet një shitëse.

“Ne më shumë po pastrojmë nuk është se po punojmë. Nuk ka njerëz fare, jemi mërzitur punë nuk ka pasur, kot që e hapëm”, thotë një tjetër.

Tregtarët na thonë se pasojat qe ka shkaktuar pandemia COVID-19 janë të pallogaritshme. “Kosto e kemi bërë dhe dalim zero. Me qira jemi”, deklaron një prej tregtarëve.

Ndërkaq ne dyqanet ushqimore vihet re që nuk zbatohen masat anticovid. Ndonëse janë të vizatuar rrathët e verdhë, për të ruajtur distancën, askush nuk e respekton atë. Ndërkohë të paktë janë ata që mbajnë maska dhe doreza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026