Tregu i makinave në faliment, konkurenca e pandershme prek tregtarët
Tregu i makinave të përdorura në Shënavlash të Durrësit rrezikon falimentin, pasi ka rënë fuqia blerëse.
Konkurenca e pandershme ka ndikuar që 30 tregtarë të rrezikojnë mbylljen e aktivitetit të tyre.
“Bilanci nga janari e këtej është shumë i vështirë. Nuk e dimë sesi do ja dalim për tatimet e këto, se janë gjëra që duhen paguar, punove, s’punove shteti kërkon detyrimet”, tha një burrë.
“Ka ardhur një periudhë, që ndoshta dhe shpenzimet e muajit për të mbajtur familjet nuk po i nxjerrim”, tha ai më tej.
I hapur që në fillim të viteve ’90, kur në vendin e sapo dalë nga regjimi komunist nisën të futeshin automjetet e para, tregu “kërcënohet” prej konkurencës së pandershme.
“Ke marrë një lokal me qira dhe bën dhe një punë të dytë, vendos dhe 2-3 makina para lokalit. Dmth., parkingun ja merr qytetit dhe vetë bën një punë të dytë, nuk fiton 300 euro dhe t’i japësh 100 euro shtetit, por i fut vetë në xhep”, tha një tjetër burrë.
“Është problemi që, edhe këpucari, edhe rrobaqepësi, edhe berberi mbajnë nga 5-6 makina para dyqanit, pa liçencë pa gjë. Përveçse nuk paguajnë tatime, bllokojnë edhe rrugët dhe bëjnë konkurencë të pandershme”, tha një tjetër i pyetur.
Tregtarë automjetesh prej më shumë se 3 dekadash, ata tregojnë për “Euronews Albania”, se edhe fuqia blerëse është gjithnjë në rënie.
“Fuqia blerëse është gjithmonë në rënie, se këtu pensionistët kanë mbetur, ku ke më rini”, tha një i pyetur.
“Ta shikojmë edhe këtë vit, si do eci bilanci, nëse ecën gjithmonë në rënie do e mbyllim”, tha një tjetër i pyetur.
Prandaj, ata apelojnë për marrjen e masave nga pushteti qendror.
“Ne këtu paguajmë tatime, taksa, të gjitha, kurse ata asgjë, e kanë fitimin neto dhe për këto shteti duhet të marrë masa. Ose të liçensohen, të paguajnë parkim si ne, ose të mos ta kryejnë këtë funksion”, tha një burrë.
Pranë këtij tregu automjetesh ushtrojnë aktivitetin rreth 30 tregtarë të licensuar. Ata tashmë i kanë shpresat tek futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, që shihet si ogur i mirë për zhvillimin e biznesit të tyre, për shkak të krahut të lirë të punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit