Tregu kërkon punonjës, por kandidatët nuk marrin përgjigje
Këto janë disa nga qindra aplikime për punë, që nuk kanë marrë kurrë përgjigje. Kanë dërguar me dhjetëra mesazhe, kanë aplikuar në dhjetëra vende punë, kanë dërguar emaile, mesazhe në ËhatsApp, por asnjë përgjigje.
“Cenimi i procesit lidhet me deficencat në organizimin e brendshëm të shumë kompanive dhe bizneseve. Procesi i rekrutimit bëhet mbi baza informaliteti apo rekomandimesh me mik dhe, kur një njoftim shpallet online zyrtarisht nga një kompani, bëhet për dy arsye. Së pari, për promovimin e kompanisë, pa qëllim konkret për të punësuar njerëz. Dhe e dyta, bëhet që kompania të mbledhë një database të dhënash që ta ketë në dispozicion në raste emergjence apo vakancash, dhe i mbetet procesi i bllokuar”, thotë Erion Muça, ekspert punësimi.
Ky fenomen i heshtjes së bizneseve po kthehet në trend shqetësues, sidomos në një kohë kur tregu i punës deklaron mungesë të fuqisë punëtore dhe dhjetëra biznese ankohen se nuk gjejnë staf. Ekspertët thonë se kjo mungesë profesionalizmi lidhet dhe me aftësitë që kanë një biznes për të menaxhuar rekrutimin.
“Vetëm 15% e kompanive që publikojnë online i punësojnë kandidatën që aplikojnë përmes tyre, nuk ftohen as në intervista pune, që më pas mund të finalizohet me një proces punësimi. Sot në Shqipëri rreth 68.5% e kërkimit dhe gjetes së punës bëhet përmes rekomandimeve, sugjerimeve, ose do ta quajmë rekomandimin me mik”, shprehet Muça.
Të dhënat e INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë është në të njëjtat shifra ne tremujorin e dytë të vitit 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar edhe pse ekonomia po përballet me vende të paplotësuara të punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij