Tremujori i parë i 2022, shteti arkëtoi 230 mln euro më shumë nga TVSH-ja
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço thotë se qeveria ka arkëtuar 230 milion euro më shumë në tremujorin e parët të këtij viti nga TVSH-ja, si pasojë e rritjes së çmimeve.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Muço u shpreh se një familjeje shqiptare, i duhen 6200 lekë të reja shtesë në muaj, për të mbajtur të njëjtin standard të vitit të kaluar, për produktet e shportës.
“Rreth 230 milion euro më tepër ka arkëtuar qeveria si pasojë e rritjes së çmimeve. Nga një anë ne kemi qytetarë që gjenden në vështirësi ekonomike sepse kemi rritje të çmimeve. Një publikim i INSTAT-it, thotë se çdo familjeje shqiptare i duhen rreth 6200 lekë të reja në muaj shtesë, për të mbajtr të njëjtin standard jetese të vitit të kaluar”, tha Muço.
Sipas tij, rritja e të ardhurave nga TVSH-ja rezultoi mbi parashikimin e qeverisë.
“Janë rritur çmimet, por TVSH-ja është tatim për blerën e shtuar mbi çmimin fundor. Kjo ka çuar në rritjen e arkëtimeve të TVSH-së. Kjo vlerë është mbi parashikimet e qeverisë. Parashikimet janë gjithmonë optimiste, në vitet e kaluara qeveritë vuanin që të realizonin planin. Në këtë rast e kemi realizuar planin dhe kemi 230 milion euro plus”, deklaroi eksperti.
Muço shtoi se qeveria duhet të bëjë rishpërndarjen e këtyre ardhurave në forme ndihme për njerëzit në nevojë, pensionistët apo bizneset.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)