‘Treni niset drejt qiellit’, filmi që bëri bashkë Irene Pappas dhe Piro Milkanin
Regjisori Piro Milkani ka interpretuar në krah të aktores me origjinë shqiptare Irene Pappas, në një film.
Në emisionin Sot në Euronews Albania regjisori i njohur kujtoi se si e kishte fituar rolin në krah të aktores me origjinë shqiptare, të cilën në mënyrë të pabesueshme nuk kishte mundur ta takonte.
“Regjisori i filmit L’America vendosi të më marrë në rol dhe u bëra partner i Mikele Plaçido. 28 vjet më parë ishim të ftuar në festivalin e Venecias. në ‘97 ndodhesha në festivalin ndërkombëtar të filmit në Selanik dhe aty njoha regjisorin Bernardo Bertoluçi dhe një regjisor qipriot. Pas 6 muajsh më vjen propozimi të luaj një rol në filmin e tij, Treni niset drejt qiellit’. Në film luaj rolin e një dirigjenti rus në kohën e Stalinit. Nuk e dija që luante Irene Pappas, ai më tha që ti do jesh partneri i Papas. Ka ndodhur në pranverë të ‘98 dhe pas 4 muajsh u emërova ambasador në Çeki dhe e harrova këtë histori. Kur më vjen telefonata se duhet të kthehesha në Qipro të vazhdoja xhirimet. Aty mësova të pabesueshmen se Papas e kishte xhiruar pjesën e vet dhe unë duhet të xhiroja timen ndaj nuk munda ta takoja”, kujton regjisori.
LEXONI GJITHASHTU:
- “S’dua të vdes pa thënë se jam shqiptare”, kush është Irene Pappas që u shua sot
- Ndërron jetë aktorja me origjinë shqiptare, shkëlqeu në skenat botërore
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!