Treni Tiranë-Durrës, Balluku inspekton hekurudhën: Do nisim ndërtimin e stacioneve
Hekurudha Tiranë-Rinas -Durrës do të hapet vitin e ardhshëm. Ajo do të ketë 10 stacione, ndërsa trenat do të lëvizin me shpejtësi 120 km në orë.
Hekurudha Tiranë-Rinas -Durrës po merr formë nga dita në ditë dhe deri ma tani janë ndërtuar rreth 80% e punimeve.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka parë nga afër kantierin, ku përvec trasesë dhe shinave, do të ndërtohen edhe stacione qëndrimi.
“Rreth 80% e proceseve janë të bëra. Nga ana tjetër, jemi edhe duke avancuar me komponentët e tjerë siç është pjesa e stacioneve. Është mbyllur gara ndërkombëtare për stacionet, kemi tashmë një fitues. Hekurudha Shqiptare është në momentin kur po lidhet kontrata, po negociohet lidhja e kontratës dhe më pas nis menjëherë nga puna për ndërtimin e këtyre 10 stacioneve të cilat janë parashikuar në projektin origjinal të gjithë hekurudhës”, tha Balluku.
Balluku foli edhe për projektet e tjera hekurudhore, të cilat do të transformojnë një sektor, i cili është lënë në harresë gjatë dekadave të fundit.
“Do të kemi një manual të qartë operimi për të gjithë hekurudhat e tjera për të cilat ne kemi aplikuar apo kemi fituar, siç është rasti i Vorë-Hani i Hotit që është projekti që do të fillojë menjëherë, domethënë tani duke pasur parasysh që i kemi mbyllur të gjitha proceset për atë hekurudhë dhe ndërkohë ne po presim miratimin për të gjitha pjesët e tjera që kemi aplikuar pranë ËBIF, siç është Durrës-Rrogozhina apo më pas Rrogozhinë-Pogradeci, pra Korridori i VIII, që për ne është një nga segmentet më të rëndësishme pasi lidhet dhe me portin e ri të Durrësit”, shtoi ajo.
Trenat që do të lëvizin në hekurudhën Tiranë-Durrës do të jenë elektrikë dhe do të lëvizin me shpejtësi 120 km në orë, duke nisur nga viti i ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij