Tritoli në banesën e Alda Nikollit, gazetari: Ç’më thanë nga ‘burgjet’ për Dumanin

18 Korrik 2024 | 23:02

Gazetari Fatjon Gjinaj është shprehur se qelia ku po vuan dënimin vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, është një qeli burgu e privilegjuar, pasi ai është i penduar i drejtësisë.

Komentet Gjinaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku u diskutua mbi sigurinë në burgje, pas deklaratave të Alda Nikollit, e cila pretendon se Dumani popositi vendosjen e tritolit në banesën e saj në Elbasan.

Ai tha gjithashtu se nëse akuzat e Nikollit vërtetohen, kjo do të jetë e rëndë, pasi sipas tij, siguria në qeli për Dumanin duhet të jetë e ashpër.

“Nga kontaktet që kam pasur nga drejtoria e burgjeve, thuhet se qelia e Dumanit është një qeli e privilegjuar, për shkak se gëzon staturin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Por ka pasur masa për sa i takon pajisjeve të futura në të. Por nuk kemi të konfirmuar nëse ka pasur policë apo efektivë burgjesh të pezulluar.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar dhe do të ishte mjaft e rëndë nëse këto thënie të shtetases Alda Nikolli provohen, sepse bëhet fjalë për një person të arrestuar për grup të strukturuar kriminal dhe futet me skype nga qelitë e burgut dhe flet me të dashurat e tij. Unë nuk di që një bashkëpunëtor drejtësia mund të futet në internet gjithë ditën.

Ka një transformim thuajse rrënjësor të Nuredin Dumanit. Si është e mundur që një shtetase që pretendon që ka dy muaj e lidhur me një të arrestuar që ka një dënim të konsiderueshëm, kush është një vajzë që mund të krijojë një lidhje dashurie me Dumanin. Këto deklarata duhen parë me kujdes. Ajo ka thënë i jam drejtuar SPAK për rastin e saj, por është prokuroria e Elbasanit që ka regjistruar procedim penal”, tha Gjinaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet, në Kurbin, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për...
11:51 | 05/07/2026

Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon një paketë masash...
10:15 | 05/07/2026

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026