Trondit analisti: 14 shtatori i vitit 1998, më i rëndë se 21 janari
Analisti Bedri Islami e konsideron protestën e Partisë Demokratike në 14 shtator të vitit 1998, kohë kur ishte në opozitë, më të dhunshme dhe më të rëndë se ajo e zhvilluar nga Partia Socialiste në 21 janar 2011.
Në një intervistë për Euronews Albania, Islami u shpreh se asokohe, në protestë u përdor arkivoli i të ndjerit Azem Hajdari dhe protestuesit hynë brenda në Kryeministri, e më pas morën edhe godinat e ministrive.
Sipas tij, kjo detyroi kryeministrin e atëhershëm, Fatos Nano që të largohej nga vendi.
“Në Shqipëri, ne kemi një precedent që është shumë më i dhunshëm dhe i rrezikshëm se ajo që ndodhi në 21 janar. Kemi 14 shtatorin e vitit 1998. Në 14 shtator të vitit 1998, forcat e opozitës së sotme, që edhe në atë kohë ishte në opozitë, duke përdorur arkivolin e të ndjerit Hajdari, e sulmuan Kryeministrinë.
E sulmuan edhe me auto blinda, e sulmuan edhe me armë, e pushtuan atë, hynë brenda. E morën Kryeministrinë, e detyruan kryeministrin e kohës, Nano që të arratisej nga vendi. Morën ministritë. Pastaj, gjithçka u sqarua që nuk mund të merrej pushteti me dhunë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë