Tronditet Real Madridi, David Alaba mund të mbyllë karrierën për shkak të dëmtimit

14 Tetor 2024 | 18:55
Situata e David Alaba, mbrojtësit të Real Madrid, po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, pasi dëmtimet e vazhdueshme mund ta detyrojnë atë të mbyllë karrierën në vetëm 31 vjeç.
Futbollisti austriak pësoi një këputje të ligamenteve të gjurit dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Fillimisht, Alaba pritej të rikthehej në fushë në muajin nëntor, por sipas raportimeve nga “Onda Cero”, një kthim i tillë duket i largët.

Media spanjolle thekson se ai ndjen dhimbje çdo herë që e vë këmbën në tokë me intensitet, për shkak të hollimit të strukturës së ligamenteve dhe fërkimit të kockave.

Mjekët e klubit, së bashku me specialistët, po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për këtë problem serioz, por e ardhmja e Alaba në futbollin profesionist duket e paqartë.

Tani, afati i ri për rikthimin e tij është parashikuar për janarin e vitit 2025, nëse ndonjëherë gjendet një zgjidhje për këtë sfidë shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026