Trotuarët shkaktojnë vështirësi në lëvizje për personat me aftësi ndryshe
Suela Lala, person më aftësi ndryshe, ka treguar për Euronews Albania sesa vështirë e ka të lëvizë me karrocë në rrugët e kryeqytetit, pasi ato janë ndërtuar pa standard.
“Këtu nuk kalojmë dot në trotuar, siç e shikoni se trotuari është i lartë. Jemi të detyruar të ecim në rrugë”, tregoi Suela Lala, teksa karrocën e shtyn një e afërme e saj.
Ajo është e njohur për publikun pasi ka shumë vite ngre zërin për të drejtat e personave më aftësi të kufizuara dhe gjatë intervistës thekson se trotuaret janë shumë të ngushtë dhe shpesh kanë shkallë.
Znj. Lala shprehet se detyrohet të ecë në rrugët e makinave, por nënvizon se i rrezikohet jeta.
Ajo shprehet se në periferi të qytetit, situata është më problematike më rrugët, ku personat që kanë probleme me ecjen e kanë të pamundur që të lëvizin vetëm.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh