Trump: BRICS u kërcënua me tarifa 150% për “sfidën” ndaj dollarit

21 Shkurt 2025 | 07:21

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka paralajmëruar vendet e BRICS se do të vendosë tarifa 150% për çdo përpjekje për të krijuar një alternativë ndaj dollarit amerikan.

“Shtetet BRICS po përpiqeshin të shkatërronin dollarin tonë. Ata donin të krijonin një monedhë të re,” tha ai të enjten kur iu drejtua Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë në Uashington. Trump sugjeroi gjithashtu se vendet e BRICS mund të kenë dashur të përdorin juanin kinez.

“Kështu që, kur hyra, gjëja e parë që thashë është “çdo shtet i BRICS që përmend edhe shkatërrimin e dollarit do të ngarkohet me një tarifë 150%”, vuri në dukje ai. “Ne nuk duam mallrat tuaja,” shtoi lideri amerikan.

Sipas Trump, ai nuk ka dëgjuar asgjë nga BRICS pas këtyre kërcënimeve. “Nuk kemi dëgjuar nga shtetet BRICS kohët e fundit”, përfundoi presidenti amerikan.

Donald Trump tha më herët se do të vendoste tarifa 100% për importet nga vendet e BRICS nëse ata vendosin monedhën e tyre ose heqin dorë nga dollari. Sipas tij, çdo vend që përpiqet të zëvendësojë dollarin për të kryer tregtinë ndërkombëtare do t’i thotë “lamtumirë Amerikës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026