Trump dhe Ishiba: Do të nisim një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet SHBA-Japoni
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shigeru Ishiba u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten, duke shpallur një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet SHBA-Japoni. Vizita vjen mes vendimeve të hershme të politikës së jashtme të Presidentit Trump që kanë tronditur aleatët dhe kundërshtarët.
Shumë japonezë ishin të shqetësuar për vizitën e kryeministrit Shigeru Ishiba të premten në Shtëpinë e Bardhë. Por, ai duket se arriti të ndërtonte raporte të mira me Presidentin Donald Trump.
Ishiba lavdëroi Presidentin amerikan, duke thënë se ai ishte frymëzuar nga shpirti i patrembur i Trump për të fituar zgjedhjet dhe për të përmbushur misionin e tij, madje edhe pas një atentati.
“Ju do të zbatoni nismën tuaj për ta bërë Amerikën sërish Madhështore. Dhe gjithashtu do të dyfishoni përpjekjet tuaja për të sjellë paqe në botë. Për këtë arsye Zoti ju ka shpëtuar”, tha kryeministri japonez.
Ata njoftuan fillimin e një “epokë të re të artë” në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Vizita e zotit Ishiba vjen mes lëvizjeve të hershme të Presidentit Trump në politikën e jashtme, që kanë përshkallëzuar trysninë jo vetëm ndaj kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara, por edhe ndaj aleatëve dhe partnerëve të saj. Të premten Presidenti Trump kërcënoi sërish me tarifa të ndërsjella.
“Ne do vendosim tarifa reciproke ndaj çdo vendi që na detyron të paguajmë tarifa kaq të larta”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid