“Trump dhe Vance ishin të pasjellshëm”, ukrainasit reagojnë ndaj takimit katastrofik

1 Mars 2025 | 15:49

Takimi “katastrofik” mes presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, nuk përfundoi me një marrëveshje.

Vizita e Zelenskyt në Uashington u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të arritur një marrëveshje për mineralet, e cila do t’u mundësonte Shteteve të Bashkuara qasje të gjerë në burimet natyrore të Ukrainës. Megjithatë, bisedimet mes dy liderëve u tensionuan, kur Zelensky i kërkoi Trump-it të tregonte kujdes në qëndrimin e tij ndaj Rusisë, ndërsa Trump e paralajmëroi atë me tërheqjen e mbështetjes amerikane.

Debati i nxehtë përfundoi me largimin e tensionuar të presidentit të Ukrainës nga Zyra Ovale pa arritur asnjë marrëveshje.

Ky takim pasoi nga një sërë reagimesh.

Vetë Donald Trump tha se “kam arritur në përfundimin që Presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh më të madh në negociata. Unë nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai ofendoi Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Ai mund të vijë përsëri kur të jetë gati për paqe”, shkruante Presidenti Trump.

BBC ka raportuar se si është pritur takimi mes dy presidentëve nga ukrainasit të cilët shprehen se ndonëse e mendonin se mund të shkonte keq, nuk e prisnin që ky takim të ishte kaq keq, ata i kanë cilësuar Donald Trump dhe zëvendës presidentin e SHBA-ve J.D.Vance si të pasjellshëm.

“Ata, Donald Trump dhe JD Vance, ishin kaq të pasjellshëm,” thotë 30-vjeçari Andriy. “Ata nuk e respektojnë popullin e Ukrainës.”

“Ishte një bisedë emocionale, por unë e kuptoj presidentin tonë,” më thotë Julia pranë katedrales së Shën Sofjes me kupolë të artë të Kievit.

“Ndoshta nuk ishte diplomatike, por ishte e sinqertë. Bëhet fjalë për jetën, ne duam të jetojmë.”

Julia pasqyroi për BBC një model politik në Ukrainë: sa më shumë të sulmohet vendi, aq më shumë unitet ka.

“Përpara pushtimit në shkallë të plotë në 2022, vlerësimi i besimit të Presidentit Zelensky ishte 37%. Më pas, ajo u rrit në 90%.

Përpara se Donald Trump të kthehej në detyrë në fillim të vitit 2025, ishte 52%. Pasi ai fajësoi Ukrainën për fillimin e luftës, ajo arriti në 65%”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026