Trump: Urdhër ekzekutiv për rishikimin e politikës për ushtarët transgjinorë

28 Janar 2025 | 08:27

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen.

Ai po ashtu urdhëroi që trupat, që ishin larguar vullnetarisht apo ishin larguar nga puna për shkak se kishin refuzuar të merrnin vaksinën për COVID-19, të kthehen në ushtri.

Në urdhrin e tij për transgjinorët, Trump tha se shërbimi nga trupat që identifikohen me një gjini të ndryshme nga gjinia e tyre biologjike, “bie ndesh me angazhimin e një ushtari për një mënyrë jetese të ndershme, të vërtetë, të disiplinuar, madje edhe në jetën personale” dhe e dëmton për gatishmërinë ushtarake, duke kërkuar një politikë të rishikuar për të adresuar këtë çështje.

Edhe gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte tentuar që të ndalonte transgjinorët që të shërbenin në ushtri, por çështja u zvarrit për gjykata të tëra dhe më pas u hodh poshtë nga pasardhësi i tij, Joe Biden, pak kohë pasi mori detyrën.

Dy grupet, Lambda Legal dhe Human Rights Campaign, që përfaqësonin ushtarët transgjinorë kur Trump shërbeu për herë të parë si president, janë zotuar se do të luftojnë sërish kundër urdhrit të ri të presidentit.

“Kemi qenë në këtë situatë edhe shtatë vjet më parë dhe kemi arritur në mënyrë të suksesshme të bllokonim përpjekjet e administratës”, tha avokati i Lambda Legal, Sasha Burchet, duke argumentuar se një vendim i tillë cenon sigurinë e trupave dhe shtetit, duke u zotuar se grupet për të drejtat e transgjinorëve sërish do ta dërgojnë çështjen në gjykata.

Afër 1.3 milion personel aktiv shërbejnë në ushtrinë amerikane, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes. Përderisa grupet për të drejtat e transgjinorëve thonë se deri në 15.000 ushtarë transgjinorë janë në ushtri, zyrtarët thonë se numri është më i vogël.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026