Trump gjobitet 9 mijë dollarë, nëse përsërit shkeljet mund të rrezikojë burgun

1 Maj 2024 | 07:34

Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon të sulmojë dëshmitarët e mundshëm.

Gjykatësi e gjobiti zotin Trump me 9 mijë dollarë për shkelje të përsëritura të urdhrit që e ndalon atë të bëjë deklarata publike për dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerë të lidhur me çështjen.

Nëse përsëritet shkelja e urdhrit, paralajmëroi gjykatësi, ai mund të burgoset. Prokurorët kishin pretenduar për dhjetë shkelje, por gjykatësi gjeti se ishin nëntë. Zoti Trump i kishte ngulur sytë në tryezë ndërsa gjykatësi e lexoi vendimin.

Kandidati republikan për president ka pohuar se ai po ushtron të drejtën e lirisë së fjalës, por vendimi i gjykatësit nxjerr në pah se zoti Trump është i pandehur në një çështje kriminale që duhet t’i nënshtrohet realitetit të ashpër të procedurës gjyqësore.

Kërcënimi jashtëzakonshëm nga gjykatësi për të burgosur një ish president sinjalizon rritjen e pasigurisë ligjore të zotit Trump në varësi të sjelljes së tij gjatë pjesës së mbetur të gjyqit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në

Disa shpërthime janë raportuar në ishullin Qeshm, në jug të Iranit, ndërsa tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit vijojnë të përshkallëzohen për shkak të situatës rreth...
21:23 | 14/07/2026

Anija cisternë norvegjeze sulmohet pranë Omanit, zjarri përfshin dhomën e motorëve

Një anije cisternë në pronësi të kompanisë norvegjeze të transportit detar Stolt-Nielsen është sulmuar herët këtë mëngjes në brigjet e Omanit, në një tjetër incident...
21:21 | 14/07/2026

Irani paralajmëron se asnjë pikë nafte nuk do të largohet nga rajoni, teksa SHBA-të sulmojnë përsëri

Irani paralajmëroi sërisht se asnjë pikë nafte nuk do të largohet nga rajoni dhe se Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet, ndërsa SHBA-të sulmuan...
21:19 | 14/07/2026