Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
18 Qershor 2026 | 11:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i quajti sot me emra përçmues të gjithë njerëzit që, siç tha ai, mendojnë se ai nuk ishte mjaftueshëm i ashpër me Iranin.

“Këta budallenj që mendojnë se nuk kam qenë mjaftueshëm i ashpër me Iranin, në një kohë kur tregu i aksioneve sapo ka arritur nivele rekord dhe çmimet e naftës po bien, janë ose xhelozë, njerëz të këqij ose budallenj”, tha Trump në një postim në rrjetin social Truth.

Deklarata e tij vjen ndërsa mediat në mbarë botën raportuan se Trump dhe Presidenti iranian Masud Pezeshkian nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve të tyre.

Memorandumi përmban 14 pika dhe u nënshkrua në mënyrë dixhitale, nga distanca.

Sipas CNN, e cila publikoi detajet e dokumentit, Memorandumi përfshin, ndër të tjera, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe sigurimin e të paktën 300 miliardë dollarëve për rindërtimin dhe zhvillimin e Iranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se...
18:19 | 13/07/2026

Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi në Kuvend se qeveria është e gatshme të financojë me mbi 50 milionë euro zbatimin e votimit elektronik...
12:55 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026