Trump: Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të planit të paqes

9 Tetor 2025 | 07:37

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.

Presidenti Donald Trump tha se sipas marrëveshjes së arritur, të gjithë pengjet do të lirohen së shpejti, ndërsa Izraeli do të tërheqë trupat e tij deri në një vijë të rënë dakord mes palëve.

“Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”, shkroi trump në Truth Social.

Trump e cilësoi këtë si një hap të parë drejt një “paqje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”.

“Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë. Është një ditë e madhe për botën arabe dhe myslimane, për Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi ai, duke falënderuar Katarin, Egjiptin dhe Turqinë për rolin ndërmjetësues.

Postimi i tij përfundon me fjalët: “TË LUMUR JANË PAQËBËRËSIT!”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti këtë një “ditë të madhe për Izraelin” dhe njoftoi se do të mblidhte qeverinë të enjten për të miratuar marrëveshjen.

Në një bisedë mes Netanyahut dhe Trump-it, të dy udhëheqësit uruan njëri-tjetrin për një “arritje historike”. Trump është gjithashtu ftuar të flasë në parlamentin e Izraelit.

Presidenti amerikan tha se mund të vizitojë Lindjen e Mesme që këtë fundjavë, dhe ndoshta edhe Gazën.

Nga ana tjetër, Hamasi deklaroi se “vlerësonte përpjekjet” e Trump, por i kërkoi atij të mos lejonte Izraelin të “shmanget ose vonojë zbatimin e asaj që është rënë dakord.”

Ndërkohë, Sir Keir Starmer, i cili ndodhet në një udhëtim në Indi, e cilësoi marrëveshjen si një “moment lehtësimi i thellë”, veçanërisht për ata që kishin “duruar vuajtje të paimagjinueshme gjatë dy viteve të fundit.”

Festime janë parë si në Gaza ashtu edhe në Izrael, me qytetarë në Tel Aviv që brohorasin lavde për Trump-in dhe bëjnë thirrje që ai të marrë Çmimin Nobel për Paqen.

Çfarë është rënë dakord në marrëveshjen e fazës së parë?

Siç është raportuar më herët, detajet e plota të marrëveshjes së armëpushimit në fazën e parë nuk janë bërë ende publike zyrtarisht. Megjithatë, këto janë të dhënat që dihen deri më tani:

Një burim palestinez i tha BBC-së se marrëveshja parashikon lirimin e 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,700 banorëve të Gazës të ndaluar nga forcat izraelite që nga fillimi i luftës.

Sipas këtij burimi, Hamasi ende nuk ka marrë një listë të të burgosurve palestinezë që Izraeli planifikon të lirojë, por kjo çështje pritet të zgjidhet brenda disa orësh.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë palestinez deklaroi për BBC-në se marrëveshja përfshin gjithashtu lejimin nga ana e Izraelit të 400 kamionëve me ndihma humanitare që do të hyjnë në Gaza çdo ditë. Ky numër pritet të rritet në fazat e mëvonshme të zbatimit.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Hamasi do të lirojë 20 pengje të gjalla gjatë fazës së parë të marrëveshjes.

Megjithëse ky zhvillim përbën një përparim të rëndësishëm, marrëveshja e fazës së parë është vetëm një hap fillestar, jo përfundimtar. Bëhet fjalë për një armëpushim, jo për një marrëveshje të plotë paqeje, thekson korrespondentja kryesore ndërkombëtare e BBC-së, Lyse Doucet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot...
18:23 | 10/07/2026

Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve...
18:13 | 10/07/2026