Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 50 për qind

7 Prill 2025 | 19:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të hënën se do të vendosë një tarifë shtesë prej 50 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina nëse Pekini nuk i tërheq tarifat hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara.

“Gjithashtu, të gjitha bisedimet me Kinën në lidhje me takimet që ata kanë kërkuar me ne do të ndërpriten! Negociatat me vende të tjera, të cilat gjithashtu kanë kërkuar takime, do të fillojnë menjëherë”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Javën e kaluar, Trump vendosi tarifa prej 34 për qind ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë.

Më 4 prill, Pekini iu kundërpërgjigj tarifave të reja amerikane, duke vendosur një tarifë shtesë prej 34 për qind ndaj mallrave amerikane, lëvizje që paraqet një përshkallëzim në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha gjithashtu se do të vendosë më shumë kontrolle mbi eksportet e mineraleve të rralla, të cilat përdorën në produkte të teknologjisë së lartë, si çipat kompjuterikë dhe bateritë e automjeteve elektrike.

Kërcënimi i fundit i Trumpit për tarifat prej 50 për qind trazoi edhe më shumë tregjet financiare globale, të cilat kishin rënë vazhdimisht që prej njoftimit të javës së kaluar nga Trump.

Një tarifë bazë prej 10 për qind hyri në fuqi për të gjitha importet në tregun amerikan të shtunën, dhe tarifat për disa shtete që mund të arrijnë deri në 50 për qind priten të hyjnë në fuqi të mërkurën.

Aksionet amerikane ndaluan përkohësisht rënien e tyre pas një raporti që thoshte se Trumpi po shqyrtonte një pauzë 90-ditore për tarifat, por rënie filloi sërish pasi Shtëpia e Bardhë e cilësoi raportin si “lajm të rremë”.

Investitorët frikësohen se tarifat që Trumpi shpalli javën e kaluar mund të çojnë në rritje çmimesh, ulje të kërkesës dhe, potencialisht, në një recesion global.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një aleat i afërt i Trumpit në përpjekjet për të ulur shpenzimet e qeverisë, të shtunën tha se shpreson të shohë tarifa zero midis SHBA-së dhe Evropës. Të hënën, ai publikoi në rrjetet sociale një video të ekonomistit Milton Friedman që lavdëronte sistemin tregtar ndërkombëtar.

Investitorët dhe liderët politikë janë ende të pasigurt nëse tarifat e Trumpit janë pjesë e një regjimi të ri të përhershëm apo një taktikë negociuese për të marrë lëshime nga vende të tjera.

Disa janë të shqetësuar, megjithatë, se një kundërpërgjigje me tarifa nga Evropa rrezikon të sjellë tarifa edhe më të larta për eksportuesit evropianë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026