Trump kërkon që stadiumi i ri i NFL-së në Uashington të mbajë emrin e tij

8 Nëntor 2025 | 18:35

Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron që Washington Commanders ta vendosin emrin e tij në stadiumin e tyre të ardhshëm. Një burim nga Shtëpia e Bardhë i tha ESPN se Trump ia ka shprehur dëshirat e tij grupit të pronarëve të ekipit të NFL-së, të udhëhequr nga Josh Harris.

“Është ajo që dëshiron presidenti dhe ndoshta do të ndodhë”, tha burimi.

Trumpi është i njohur me vendosjen e emrit të tij në ndërtesa, hotele, kazino dhe fusha golfi si zhvillues i pasurive të paluajtshme, përveç shitjes së artikujve të markës Trump, duke filluar nga atletet te Biblat.

“Ky do të ishte një emër i bukur, pasi ishte Presidenti Trump ai që e bëri të mundur rindërtimin e stadiumit të ri”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt për ESPN.

Stadiumi i planifikuar me kupolë prej 3.7 miliardë dollarësh do të ndërtohet në Uashington DC në ish-vendin e stadiumit RFK, shtëpia e ekipit të atëhershëm Washington Redskins nga viti 1961 deri në vitin 1996. Stadiumi me 65,000 vende parashikohet të hapet në vitin 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet se janë humbur në det, ndërsa 10 mbijetuan, pasi varka e tyre prej druri u përmbys...
20:43 | 14/07/2026

Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate, të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, raportoi Axios të...
20:26 | 14/07/2026

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026