Trump letër vendeve të NATO-s: Gati për sanksione të mëdha ndaj Rusisë

13 Shtator 2025 | 15:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të NATO-s, ku deklaron se është i gatshëm të vendosë sanksione të mëdha ndaj Rusisë, por vetëm nëse të gjitha shtetet e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe marrin të njëjtin hap.

Trump propozon gjithashtu që NATO të vendosë tarifa nga 50 deri në 100 për qind ndaj Kinës. Sipas tij, këto tarifa do të hiqen pas përfundimit të luftës në Ukrainë, pasi Kina ka ndikim të fortë mbi Rusinë.

Ai thotë se plani i tij do të përfundonte shpejt luftën dhe do të shpëtonte mijëra jetë. Në të kundërt, nëse NATO nuk vepron siç propozon ai, atëherë sipas Trump po humbet kohën dhe resurset e Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026