Trump: Marrëdhënia me Musk ka mbaruar, do të ketë pasoja nëse financon demokratët
Donald Trump deklaroi të shtunën se marrëdhënia e tij me donatorin e njohur miliarder, Elon Musk, ka përfunduar, duke paralajmëruar se do të ketë “pasoja serioze” nëse Musk vazhdon të mbështesë kandidatët demokratë që sfidojnë republikanët që mbështesin projektligjin gjithëpërfshirës të taksave dhe shpenzimeve të presidentit.
Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump e shpjegoi situatën, duke u shprehur se nuk kishte diskutime për ndonjë hetim ndaj Musk, por la të kuptohej se do të kishte pasoja për veprimet e tij, pa dhënë më shumë detaje.
“Do të supozoja se po, marrëdhënia ka mbaruar,” tha Trump, duke konfirmuar kështu fundin e bashkëpunimit me CEO-n e Teslës dhe SpaceX. Kur u pyet nëse do të kishte ndonjë mundësi për të riparuar marrëdhënien, Trump ishte i prerë: “Nuk kam ndërmend të flas me të.”
Sidoqoftë, Trump sqaroi se ai nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratat e qeverisë amerikane me kompanitë e Musk, si Starlink dhe SpaceX, që kanë pasur marrëdhënie me Shtëpinë e Bardhë për operacione të ndryshme, përfshirë ofrimin e shërbimeve satelitorë dhe lëshimin e raketave.
Tensionet mes Trump dhe Musk u intensifikuan këtë javë, pasi Musk kritikoi projektligjin e Trump si një “gjë të neveritshme” dhe kundërshtoi përpjekjet për ta miratuar atë në Kongres. Kjo e ka bërë më të vështirë përpjekjen e administratës Trump për të kaluar ligjin në një Kongres ku republikanët mbajnë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.
LEXONI GJITHASHTU:
Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës