Trump njofton përfundimin e luftës Izrael-Iran, arrihet amëpushim i plotë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit, përmes arritjes së marrëveshjes së armëpushimit të plotë nga të dyja palët.
Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump njoftoi se armëpushimi do të hyjë në fuqi brenda gjashtë orëve nga momenti i publikimit të mesazhit dhe do të zgjasë 12 orë.
Ne mesazhin e tij Shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se pas përfundimit të armëpushimit, palët kanë rënë dakord dhe për përfundimin e luftës.
Trump theksoi në mesazhin e tij:
“URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një Armëpushim të Plotë dhe Total (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar misionet e tyre të fundit në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR!”
Ai shtoi gjithashtu se të dyja palët do ta respektojnë përiudhën e armëpushimit.
Trump gjithashtu përgëzoi Izraelin dhe Iranin për qëndrueshmërinë dhe guximin e treguar gjatë këtij procesi, duke theksuar se kjo luftë mund të kishte vazhduar për shumë vite dhe të shkaktonte shkatërrim të gjerë në Lindjen e Mesme, por përfundimisht u mbyll me një marrëveshje paqësore.
“Kjo është një Luftë që mund të kishte vazhduar me vite dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë!” – u shpreh Trump në postimin e tij.
Në përmbyllje, Trump u shpreh me një mesazh urimi për të dyja vendet dhe për botën:
“Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e bekoftë botën!”
LEXONI GJITHASHTU:
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç