Trump nuk paguan dot gjobën/ Ish-presidenti: Nuk i zotëroj 464 mln $ cash

19 Mars 2024 | 17:20

Donald Trump nuk po gjen dot një kompani private që t’i huazojë 464 milionë dollarë, që ai duhet të paguajë në kuadër të një vendimi gjyqësor.

Ish-presidenti duhet të paguajë shumën e madhe në formë kesh, ose duke siguruar një obligacion në mënyrë që të vazhdojë apelimin e çështjes, ku akuzohet për mashtrim.

Nëse nuk do të mund ta bëjë këtë brenda 25 marsit, ai do të përballet me shanset që disa nga asetet e tij në prona të patundshme të konfiskohen me urdhër të prokurorit të përgjithshëm.

Trump tha se sigurimi i një obligacioni të përmasave të tilla ishte “praktikisht i pamundur”. Për një tarifë, kompania që ofron obligacionin duhet të garantojë të gjithë shumën në gjykatën e Nju Jorkut.

Më pas, shuma në fjalë duhet paguar nëse zoti Trump humbet apelin dhe nuk është në gjendje ta shlyejë atë personalisht.

Në deklaratën e tij, ish-presidenti tha se shuma që i kërkohej ishte e pamundur të ofrohej nga një kompani, përfshirë një të suksesshme si ajo e tij.

“Kompanitë që ofrojnë obligacione nuk kanë pasur të bëjnë me përmasa të tilla financiare më parë”, tha ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Për të siguruar një kontratë të tillë, një person duhet t’i tregojë kompanisë që e ofron atë se ka likuiditet të mjaftueshëm; pra, të ardhura në formë kesh, plus aksione që mund të shiten shpejt, me qëllim për të mbuluar shumën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026