Trump parashikon fundin e demokracisë në SHBA nëse humbet zgjedhjet
“Një pikë kthese në historinë e Amerikës”.
Kështu i përshkroi kandidati republikan Donald Trump zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, madje duke paralajmëruar “masakrën” që sipas tij do të vuajë ekonomia amerikane nëse ai nuk del fitues në përballjen me presidentin demokrat Joe Biden.
Në një fjalim të fushatës në Dayton, Ohio, të shtunën, ish-presidenti Donald J. Trump pretendoi se nëse nuk fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të thotë fundi i mundshëm i demokracisë amerikane, dhe do të ketë gjakderdhje.
Në fjalimin e tij gati 90-minutësh, ish-presidenti diskutoi zgjedhjet e vitit 2020, kufirin SHBA-Meksikë dhe ekonominë amerikane, ndërsa sulmoi disa zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë Fani Willis, prokurorin e Atlantës që mbikëqyr çështjen e tij penale në Gjeorgji. Ai e sulmoi presidentin Joe Biden shumë herë, duke e quajtur atë “budalla” përpara se të largohej.
“Nëse këto zgjedhje, nëse këto zgjedhje nuk fitohen, nuk jam i sigurt se do të keni ndonjëherë zgjedhje të tjera në këtë vend. A ka kuptim kjo? Unë nuk mendoj se do të keni zgjedhje të tjera në këtë vend nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje. Unë mendoj se nuk do të keni zgjedhje të tjera, ose sigurisht jo zgjedhje qe kane kuptim. Dhe më mirë të largohemi. Unë në fakt them se data 5 Nëntor do të jetë data më e rëndësishme në historinë e vendit tonë. Unë e besoj këtë”-u shpreh Trump.
Trump hapi fjalimin e tij duke lavdëruar njerëzit që po vuajnë dënime në burg në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021, në Kapitol, duke i quajtur ata “pengje” dhe “patriotë” dhe duke premtuar se do t’i ndihmojë nëse zgjidhet në Nëntor.
Ai më pas e riktheu vëmendjen në kufirin SHBA-Meksike, duke thënë se është thelbësore të ndalet “pushtimi i vendit tonë” dhe se ai do t’i “dërgonte të huajt ilegalë në shtëpi” nëse zgjidhet.
Në fund të fjalës së tij, ai tha se në ditën e parë të presidencës së tij, ai do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të hequr fondet federale për çdo shkollë që promovon “teorinë kritike të racës” dhe “çmendurinë transgjinore” dhe se “do t’i mbajë burrat larg sporteve te grave”. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që “të votoni sikur nuk keni votuar kurrë më parë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme