Shfaqja “Elektra” në Berat, publiku shijon lojën e aktorëve të teatrit “Çajupi”

17 Mars 2024 | 14:40

Në Pallatin e kulturës Margarita Tutulani  u shfaq premiera e veprës  teatrale “Elektra”. Shfaqja e teatrit lëvizës Çajupi erdhi në skenën e qytetit të Beratit nga regjisori Kiço Londo, sipas teksti të Sofokliut.

Edhe pse në kushte të vështira të motit, ishin të shumtë spektatorët që ndoqën nga afër veprën teatrale të luajtur nga aktorë të mirënjohur, mes të cilëve ishin dhe Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj  dhe Engjëll Hoxha .

Regjisori Kiço London, rrëfen se arsyeja pse zgjodhi publikun beratas Për veprën “ Elektra “ lidhet ngushte më faktin që vetë qyteti I gurtë fillimet e veta i daton  në atë periudhë kur dhe fillon historinë e saj Elektra, para 2400 vitesh.

 “Elektra është qyteti I tretë pas Durrësit dhe Tiranës për faktin që qyteti e fillon historinë e vetë në atë kohë kur fillon historinë e vet edhe Elektra pra janë të dy 2400 vjeçar dhe kjo është arsyeja pse ndodhem sot në Berat. Moti nuk favorizoj shumë për shkak të reshjeve të menjëhershme të shiut por gjithsesi ka një numër të konsiderueshëm spektatorësh në salle dhe kjo më emocionon”

Shfaqa lidhet ngushtë me dëshirën e Elektrës për hakmarrje pas vrasjes së babait të saj.  Sikurse pohon dhe regjisori, vepra kërkon të bind publikun që duhet të bëhet palë në anën e dritës dhe jo në errësirën që krijohet nga dëshira për hakmarrje.  

 “Ne kemi ndërtuar një shfaqe duam të hedhim dritë, të bindim spektatorin që duhet të bjeri në krahët e dritës jo të errësirës”,-tha Kiço Londo.

Pas Beratit shfaqa do shkaqet dhe në qytete të tjera si Gjirokatra, Vlora, Lezhë, Krujë , Shkodër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026