Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, ja momenti emocionues
Në kuadër të nismës humanitare “Make-A-Wish Foundation”, Presidenti Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, duke shprehur një vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili është në karrige me rrota.
Takimi i organizuar në kuadër të kësaj nisme të njohur, që mbështet fëmijët dhe individët me aftësi të kufizuara, u shoqërua me një moment tepër emocionues. Trumpi lavdëroi djalin e Xhaferëve për forcën dhe frymëzimin që ai përçon për të tjerët, duke e cilësuar si një shembull të jashtëzakonshëm të guximit.
Në një gjest prekës, Presidenti i dhuroi djalit një monedhë simbolike presidenciale, si kujtim të këtij takimi të paharrueshëm. “Mos e humb këtë, shok,” i tha Trumpi djalit, duke e buzëqeshur me ngrohtësi, ndërsa ai e pranoi dhuratën me emocion të thellë.
Në një moment tjetër, dëgjohet Trumpi duke i thënë motrës së djalit: “Ai është një vëlla i mirë”, duke theksuar vlerat e familjes dhe forcën e lidhjeve mes anëtarëve të saj.
View this post on Instagram
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre