Trump: Tarifat për Apple prej 25 për qind do të zbatohen edhe për Samsung
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se tarifat prej 25 për qind të vendosura ndaj Apple do të zbatohen edhe për Samsungun e Koresë së Jugut dhe prodhues të tjerë të telefonave inteligjentë.
“Përndryshe nuk do të ishte e drejtë. (Shtëpia e Bardhë) do ta përfundojë atë siç duhet deri në fund të qershorit”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.
Ai shtoi se kur ata prodhues të prodhojnë produkte në SHBA, atëherë nuk do të ketë tarifa doganore dhe se pret që ata të ndërtojnë fabrika në Amerikë, raporton “Guardian”.
Më herët gjatë ditës së sotme, ai kërcënoi kompaninë amerikane Apple me një tarifë prej 25 për qind nëse ajo nuk i prodhon pajisjet e saj iPhone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“E kam njoftuar Tim Cook të Apple shumë kohë më parë se pres që pajisjet e tyre iPhone të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të prodhohen dhe prodhohen në SHBA, jo në Indi apo diku tjetër “, shkroi Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Trump u tha gjithashtu gazetarëve se tarifat prej 50 përqind do të mbeten në fuqi për Bashkimin Evropian nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare, shkruan “Reuters”.
SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër