Trump thotë se SHBA ka shpenzuar 350 mld dollarë në Ukrainë, cila është shifra reale
Një nga shifrat që Presidenti Donald Trump ka përmendur shpesh kur diskuton një marrëveshje të mundshme për mineralet mes Kievit dhe Uashingtonit është shuma e parave që SHBA-ja ka dërguar në Ukrainë.
Trump ka deklaruar disa herë se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar 350 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Një investigim i kryer nga BBC tregon se nuk mund të gjenden prova që vërtetojnë këtë shifër.
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, që nga viti 2022, SHBA-ja ka ofruar mbi 65.9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një gamë të gjerë armësh, si raketa, tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Një agjenci audituese e qeverisë amerikane, ka nxjerrë një shifër totale të ndihmës, duke shtuar dhe ndihmën humanitare përveç asaj ushtarake.
Sipas Inspektorit të Posaçëm për “Atlantic Resolve”, duke llogaritur dhe aktiviteteve e shtuara ushtarake amerikane në Europë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, ndihma totale shkon në 183 miliardë dollarë midis vitit 2022 dhe 2024.
BBC Verify ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë prova për shifrën e pretenduar nga Trump për 350 miliardë dollarë, por nuk ka marrë përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës