Trump vlerësohet me Urdhrin e Nilit, nderimi më i lartë në Egjipt

13 Tetor 2025 | 20:00

Presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi dha presidentit të SHBA-së Donald Trump Urdhrin e Nilit, që vlerësohet se nderi më i lartë i Egjiptit.

Çmimi u dha në shenjë njohjeje të kontributeve të Trump në mbështetjen e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve, sipas një deklarate nga Presidenca egjiptiane.

Urdhri i Nilit, i ashtuquajturi “Gjerdani i Nilit”, u jepet individëve në njohje të kontributeve të tyre të shquara në shërbim të Egjiptit ose njerëzimit.

Medalja është bërë prej ari të pastër dhe përmban një zinxhir me tre motive katrore të ndërthurura, secila me një lule ari rrethore, të zbukuruar me rubinë dhe gurë bruz, cepat e të cilëve janë të fiksuar në degët e zinxhirit.

Disa udhëheqës botërorë e kanë marrë atë, përfshirë ish- Presidentin e SHBA-së Jimmy Carter për rolin e tij në ndërmjetësimin e traktatit të paqes Egjipt-Izrael në Uashington në vitin 1979.

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë e mori atë në vitin 1975, dhe udhëheqësi i Afrikës së Jugut Nelson Mandela u nderua me Urdhrin e Nilit në vitin 1990.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026