Trump zbulon planin për ndërtimin e luftanijeve të reja
Presidenti Donald Trump zbuloi planin për ndërtimin e një luftanijeje të re, “USS Defiant”, në kuadër të programit të tij “Trump-class” për zgjerimin dhe forcimin e flotës detare amerikane.
“Do të jenë më të mirat në botë. Do të jenë më të shpejtat, më të mëdhatë dhe 100 herë më të fuqishme se çdo luftanije e ndërtuar ndonjëherë”, deklaroi lideri amerikan gjatë njoftimit të bërë nga rezidenca e tij Marg a Lago, në Florida.
Sekretari amerikan për Marinën, John Phelan e krahasoi mjetin e ri lundrues me atë të vjetër “USS Iowa”, që udhëhoqi betejat detare amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Anija, që pritet të peshojë më shumë se “Iowa”, do të jetë e pajisur me raketa hipersonike, raketa kruis bërthamore, artileri, rreze të fuqishme laser dhe teknologji që për momentin janë në faza të ndryshme zhvillimi.
Marina amerikane ka shpenzuar më shumë se 15 vjet në përpjekje për të vendosur një artileri të përmasave të mëdha në një anije, por hoqi dorë nga përpjekjet në vitin 2021 pasi kishte investuar disa qindra milionë dollarë për projektin. Ndërkohë, teknologjia me rreze laser ka rezultuar më e suksesshme, edhe pse përdorimi i saj mbetet i kufizuar.
Trump, i cili theksoi se marina është në “nevojë të dëshpëruar” për mjete lundruese të avancuara, tha se fillimisht do të punohet për dy luftanije, me synimin përfundimtar për ta zgjeruar flotën nga 20 në 25 mjete të tilla. Ato do të peshojnë nga 30 mijë deri në 40 mijë tonë.
“Ne do ta quajmë atë Flotën e Artë, të cilën po e ndërtojmë për Shtetet e Bashkuara. Sikurse dihet, ne kemi nevojë urgjente për anije, pasi shumë prej tyre janë të vjetra dhe janë harruar. Ndaj, duhet të ecim në drejtimin e kundërt”, tha Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
- A po shihet një përparim në negociatat Rusi-Ukrainë? Përgjigjet Trump
- Trump tërheq pothuajse 50 ambasadorë anembanë botës
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë