Trupi i pajetë i 24-vjeçares në morg, policia nuk ka ende kontakt me familjarët
Policia që prej të shtunës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 24-vjeçares Rayyan Alwan.
Autoritetet tona policore janë duke bashkëpunuar me INTERPOL-in në mënyrë që të bëhet sa më parë lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit.
Trupi i 24-vjeçares vijon të jetë ende në morg, ku do të duhet të paraqiten familjarët e saj për ta tërhequr, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar periudhën kur ka ndërruar jetë.
Policia shqiptare ende nuk ka arritur të ketë kontakt me familjarët e të resë. Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të mistershme.
Autori i krimit u largua nga banesa më 22 shkurt dhe në mbrëmje nga Rinasi udhëtoi drejt Greqisë. Nga Athina ka shkuar në Holandë.
Kjo është provuar përmes kamerave të sigurisë, ndërsa nga Amsterdami dyshohet se ka përdorur transportin publik për të lëvizur drejt Gjermanisë.
Çifti Alwan prej disa vitesh jetonin në Mynih të Gjermanisë. Ngjarja tragjike ndodhi të enjten e shkuar rreth orës 13:00 në një apartament që ishte marrë me qira prej tyre në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit