“Truproja e fundit” e Martinajt mbetet në burg

7 Shkurt 2023 | 15:20

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit me burg për truprojën e Ervis Martinajt, Jeton Lami.

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e ish-agjentit të forcave operacionale, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie si ajo e arrestit në shtëpi ose detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Lami cilësohet si personi kyç i cili mund të zbardhë misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt.

I akuzuar për shpërdorim detyre, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Nga hetimet ka rezultuar se në ditët e para të muajit gusht, Lami ka qenë personi që ka shoqëruar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj me një automjet “Audi A8” nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026