“Truri” financiar i Mossadit në Turqi, pamjet e arrestimit në Turqi të shqiptarit

3 Shtator 2024 | 14:09

Policia Turke ka arrestuar një qytetar shqiptar të akuzuar si punonjës i shërbimeve sekret të Izraelit. Sipas Organizatës së Inteligjencës Turke, Liridon Rexhepi i lindur në Kosovë është identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad në Turqi.

Sipas burimeve, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi. Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë.

Sipas mediave turke, Rexhepi ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Gjithashtu media truke raporton se ai ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

Policia e ka arrestuar Rexhepin më 30 gusht. Media truke raproton se Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.

Mediat turke kanë publikuar dhe pamjet e arrestimit të Rexhepit, ku agjentë të shumtë të forcave speciale e shoqërojnë me pranga.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026