Tryeza e PD me bizneset, Bushati: Jashtë loje sjellja e një partie të djathtë

7 Qershor 2022 | 21:37

Ish-deputetii  PS-së Ervin Bushati tha për “Now” në Euronews Albania se sot që flasim 95 për qind e bizneseve të vogla apo dhe qytetarët nuk paguajnë për tatim fitimin.

Kjo ishte filozofi e votuar e forcës së majtë, u shpreh ai, ndërsa shtoi se në këtë pikë i duket jashtë loje sjellja e një partie të djathtë.

Sipas tij mesazhet e djathta të llojit “qeveria po dështon” nuk përmbajnë më asnjë kërcënim të vërtetë.

Sa i takon ligjeve për bizneset, Bushati u shpreh se nuk janë ndrruar aq shpesh, por siç ndodh në çdo vend të botës ndryshimet vijnë me krizat.

“Nuk ka ndryshuar logjika e Partisë Socialiste për taksimin progresiv. Unë vet jam shprehur dhe në Komision se për mua duhet thelluar progresiviteti në një vend si Shqipëria,” – përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026